Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Iyad Allawi ka ftuar sot për ndihmë të jashtme për përmirësimin e situatës së sigurisë në Irak. Duke folur në një konferencë pë shtyp, zoti Allawi tha se të gjitha kapacitetet e Irakut do të përqendrohen në luftën kundër terrorizmit, por se në këtë aspekt kërkohet ndihmë, e veçanërisht në pajisje. Ai mëtutje tha se qeveria e tij do të vazhdoj të kërkoj përkrahje nga miqtë e vet, referencë kjo që nënkuptonte koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG