Ndërlidhjet

FALLUXHA, IRAK


Zyrtarë lokalë irakianë kanë kritikuar sulmin e djeshëm të ushtrisë amerikane në një shtëpi në Falluxha, me ç'rast u vranë së paku 20 irakianë. Zyrtari i sigurisë në këtë qytet, Nouri Abud tha sot se nuk ka dëshmi që sugjeron se vendi i qëlluar ishte diçka tjetër pos shtëpi e një familjeje irakiane. Shefi i policisë në Falluxha, Sadar al-Janabi e kritikoi këtë sulm të ushtrisë amerikane, duke e cilësuar si veprim "destabilizues". Ushtria e Shteteve të Bashkuara, ka kumtuar se shtëpia ishte shfrytëzuar nga militantët myslimanë të komanduar nga Abu Musab al – Zarkawi, operativist i lartë i al-Qaidës në Irak.
XS
SM
MD
LG