Ndërlidhjet

logo-print

LISBONË


Në Kampionatin Evropian të Futbollit, sot luajnë Kroacia- Anglia dhe Zvicra- Franca.
Trajneri zviceran Khun tha se do të luhet për dinjitetin e skuadrës, ndërsa sulmuesi Alexander Frei nuk do të luajë pas akuzave nga UEFA se e ka pështyrë kundërshtarin.
Mbrëmë, gjithë Portugalia ka festuar pasi portugezëve iu deshën 23 vite ta mundin Spanjën, kurse pas disfatës nga Rusia, grekët thanë se i tejkaluan pritjet nga kampionati, dhe tani do të luajnë qetë.
Nga Roma njoftohet se televizioni shtetëror RAI do t'i përdorë kamerat e veta televizive, që italianët të sigurohen për korrektësinë e ndeshjes Danimarkë- Suedi.
Në shtypin e sotëm, ka një numër komentesh për kampionatin. Sipas njohësve të Kroacisë, ky vend e ka përdorur futbollin dhe sukseset ndërkombëtare të sportistëve të vet në përgjithësi, si një element të shtetësisë.
Veçanërisht kjo është e vërtetë për politikat e ish presidentit Franjo Tuxhman, pas shkëputjes nga ish Jugosllavia në vitet e 90-ta.
XS
SM
MD
LG