Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk mund të shihet si çështje e izoluar", ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer.
"Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk mund të shihet e izoluar. Për zgjidhjen e problemit të Kosovës nevoitet ndërhyrje aktive e të gjitha palëve dhe vendeve të interesuara" tha de Hoop Scheffer, për të shtuar.
"NATO-ja e ndjek nga afër procesin politik në Kosovë, por kuptohet që Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e bëjnë pjesën e tyre të punës", tha Scheffer.
Ai tha se NATO-ja dhe KFOR-i janë garancë për sigurinë në Kosovë, kurse shqiptarët dhe serbët e Kosovës duhet ta bëjnë pjesën e tyre të punës.
Serbët duhet të marrin pjesë, ndërsa udhëheqësit e shqiptarëve të kuptojnë se duhet ti vënë nën kontroll fraksionet e ekstremistëve në bashkësinë e tyre, ashtu që dhuna etnike të mos shpërthejë përsëri, tha Scheffer.
Këto komente kreu i aleancës veriatlantike i bëri pas një takimi të Këshillit të NATO-s me Komitetin Politik dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG