Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane tha se sulmi ajror të shtunën në qytetin Fallujah i ka vrarë figurat kryesore të grupit të militantit Abu Musab al-Zarqawi.
Gjeneral brigade Mark Kimmit tha:
"Ata ishin personeli kyç në rrjetin e Zarqawit, që operon brenda Fallujas, me aftësi për t'i goditur civilët dhe forcat e koalicionit në gjithë Irakun", tha Kimmit.
Ai gjithashtu konfirmoi se katër ushtarë amerikanë janë vrarë në qytetin Ramadi, në perëndim të Bagdadit.
Afër qytetit Mosul, 5 irakienë e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe të vendosur pranë rrugës.
XS
SM
MD
LG