Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjykatësi i dy rojeve ushtarake amerikanë, të akuzuar për abuzimin e të burgosurve irakienë, e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes të merren në pyetje komandanti i forcave amerikane në Irak dhe kreu i Shtatmadhorisë, gjeneralët Richardo Sanchez dhe John Abizaid.
Pala mbrojtëse gjithashtu kërkoi të dëshmojë edhe sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld.
Avokatët e ushtarëve Charles Graner dhe Javal Davis insistuan se ushtarët i kanë ndjekur urdhërat e eprorëve dhe të shërbimit të kundërzbulimit.
Gjykatësi James Pohl gjithashtu vendosi se burgu Abu Ghraib ishte skenë e krimit, dhe si lokacion duhet të ruhet.
Presidenti amerikan George Bush ka sugjeruar që burgu të shkatërrohet.
XS
SM
MD
LG