Ndërlidhjet

NJU JORK


Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton ka shprehur keqardhje se nuk ka mundur ta kapë liderin e Al Kaidës Osama bin Ladenin, si dhe t'i bindë izraelitët dhe palestinezët të arrijnë marrëveshje paqësore gjatë presidencës së tij.
Clinton i bëri këto komente në televizionin amerikan, një ditë para publikimit të autobiografisë së tij prej 957 faqe me titull "Jeta ime".
Ai e ka akuzuar liderin palestinez, duke thënë se Yasser Arafati ka bërë gabim "historik" kur nuk i ka pranuar formulat e ofruara për paqe.
Clinton ka thënë se ditën më të vështirë e ka patur në vitin 1998, kur i ka pranuar bashkëshortes Hillari aferën e tij me Monika Lewinskyn.
XS
SM
MD
LG