Ndërlidhjet

NAZRAN\RUSI


Militantë të armatosur sulmuan gjatë natës stacione policore dhe zyra të qeverisë në Republikën ruse të Ingushetisë, duke vrarë të paktën 46 persona dhe plagosur 30 të tjerë. Në mesin e të vrarëve ka civilë dhe policë.
Është vrarë edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Abukar Kostoyev.
Raportohet se mbi 200 rebelë të armatosur kanë kryer sulme në tri qytete të Ingushetisë. Ministri rus i mbrojtjes Sergei Ivanov tha se nuk është e nevojshme, që të dërgohen trupa përforcuese në zonën ku janë zhvilluar luftimet.
"Nuk mendoj se duhet të dërgojmë atje armatën. Por ne tashmë kemi dërguar, gjatë natës, njësite ushtarake dhe njësi fushore spitalore për të përforcuar trupat e ministrisë së brendshme dhe rojet kufitare," tha Ivanov.
XS
SM
MD
LG