Ndërlidhjet

STRASBURG


Zgjedhjet parlamentare në Kosovë të caktuara për në 23 tetor të këtij viti, do t'i ndjekin rreth 150 vëzhgues nga Këshilli i Evropës.
Misioni i KE-së që do të vendoset në Prishtinë, do ta fillojë punën në 15 korrik, ndërsa do të kryesohet nga diplomati bullgar Andrej Tehov.
Vëzhgimi i zgjedhjeve do të bëhet në 3 faza, gjatë së cilave do të ndiqen procesi i regjistrimit të votuesve, fushata parazgjedhore si dhe votimi dhe numërimi i votave. Pas zgjedhjeve, misioni do t'i raportojë Këshillit të Evropës.
XS
SM
MD
LG