Ndërlidhjet

LONDËR


Zyra e kryeministrit Tony Blair, ka kërkuar të ketë qasje tek tetë britanikët, anëtarë të flotës detare, që u kapën nga autoritetet iraniane në kufirin ujor Irak- Iran. Këto të fundit thonë se britanikët ishin futur në ujërat territoriale të Iranit dhe se ata do të gjykohen për shkelje të paligjshme të kufirit.
Koloneli britanik Nick Mark, zëdhënës i forcave të koalicionit në jug të Irakut, tha se situata do zgjidhet në mënyrë paqësore.
"Kjo është një cështje mes autoriteteve britanike dhe atyre iraniane dhe besojmë se gjendja do zgjidhet në mënyrë paqësore", tha Mark.
XS
SM
MD
LG