Ndërlidhjet

UASHINGTON


48 fitues të cmimit Nobel në fusha të ndryshme të shkencës kanë shprehur mbështetjen e hapur për kandidatin demokrat, John Kerry, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane. Ata kanë kërkuar nga populli amerikan që t'i bashkangjiten, pasi sipas tyre politikat e administratës republikane të Bushit po "vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë", përfshi dhe zvogëlimin e fondeve për kërkime shkencore. Ata kanë theksuar se administrata Bush nuk ka marrë parasysh mendimin e shkencëtarëve për cështje të tilla si ngrohja globale, që kërcënon të ardhmen e planetit.
XS
SM
MD
LG