Ndërlidhjet

logo-print

SEUL


Presidenti i Koresë së Jugut Roh Moo-Hyun tha se vendi i tij do t'i dërgojë trupat në Irak përkundër prerjes së kokës të koreanojugorit Kim Sun-Il nga militantët islamikë.
Presidenti amerikan George Bush i dënoi vrasësit.
"Nuk pata rastin të flas me presidentin Roh, por shpresoj se ai do ta kuptojë se bota e lirë nuk mund të frikësohet nga aksioni brutal i këtyre barbarëve. Ata vetëm përpiqen ta lëkundin besimin tonë, që ne të tërhiqemi, dhe ata t'ia imponojnë botës vizionin e tyre të errët", tha presidenti amerikan.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara gjithashtu e dënoi vrasjen, ndërsa sekretari i përgjithshëm Kofi Annan tha se aktet e tilla "nuk mund të arsyetohen".
XS
SM
MD
LG