Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ushtria amerikane tha se ka ndërmarrë një "goditje precize" në një strehimore që shfrytëzohej nga militantët në Fallujah.
Zyrtarët amerikanë thanë se ndërtesa kishte lidhje me operativin e Al Kaidës Abu Musab al-Zarqawi, i cili akuzohet për fusdhatën e sulmeve vetëvrasëse në Irak.
Raportohet se të paktën 3 persona janë vrarë.
Në zhvillimet tjera, dy ushtarë amerikanë janë vrarë në Balad, në veri të Bagdadit.
Viktimat e fundit e rritën në 623 numrin e ushtarëve të vrarë amerikanë prej fillimit të luftës.
Në Uashington, zëvendës sekretari i Mbrojtjes Paul Wolfovitz i hodhi poshtë sugjerimet se Shtetet e Bashkuara kanë ngecur në moçal, por tha se trupat amerikane mund të jenë atje me vite, derisa forcat irakiene të mund ta mbrojnë vendin.
XS
SM
MD
LG