Ndërlidhjet

SARAJEVË


Presidenti i serbëve të Bosnjes, Dragan Çaviq shprehu keqardhje për vrasjen e mijëra myslimanëve në Srebrenicë në vitin 1995, duke thënë se kjo është një "faqe e zezë në historinë serbe".
"Më duhet të them se ato 9 ditë të tragjedisë së Srebrenicës janë faqe e zezë në historinë e popullit serb. Pjesmarrësit e këtij krimi nuk mund të justifikohen nga askush dhe me asgjë", ka thënë Dragan Çaviq. Ai i bëri këto komente pas publikimit të raportit të komisionit qeveritar, i cili thotë se në Srebrenicë janë bërë "vrasje sistematike".
XS
SM
MD
LG