Ndërlidhjet

LISBONË/PRAGË


Në kuadër të kampionatit evropian në futboll sonte takohen Çekia – Gjermania dhe Holanda - Letonia. Çekia ka siguruar plasimin në çerekfinale, ndërsa Gjermanisë i duhet fitore për të vazhduar garat.
Ndërkaq, takimi i mbrëmshëm Suedi – Danimarkë që përfundoi me rezulltatin 2 me 2 ka shkaktuar shumë debate nëse ishte i kurdisur.
Unioni Evropian i Futbollit mbrëmë vonë ka kumtuar se çdo gjë ishte e rregullt dhe se nuk do të bëhen kurrfarë hetimesh rreth këtij takimi.
Italianët më heret, por edhe pas takimit, kanë ngritur dyshimin se fqinjët skandinav kanë kurdisur epilogun e ndeshjes që ajo të përfundoj me rezulltat 2 me 2. Ndërkohë, gazeta holandeze "Algemeen Dagblad" raporton se afaristët holandezë u kanë ofruar miliona EURO futbollistëve çekë që sonte të mundin Gjermaninë. Kjo gazetë shkruan se nëse Çekia fiton golashënuesit do të marrin nga 4 milionë EURO.
Përfaqësia e biznismenëve holandezë në Pragë ka hedhur posht këto pohime dhe i ka cilësuar si të paqëndrueshme.
XS
SM
MD
LG