Ndërlidhjet

UASHINGTON


Diplomati i lartë amerikan, John Negroponte u përurua sot ambasador i Shteteve të Bashkuara në Irak. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell. Deri tash zoti Negroponte ishte ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara. Gjatë kësaj ceremonie, ambasadori Negroponte, pos tjerash, tha:
-Përderisa po përgatitem të shkoj në Irak si ambasador i Shteteve të Bashkuara, e bëjë këtë me një mision të qartë: për ti ofruar mbështetje dhe ndihmë popullit të irakut dhe qeverisë në periudhën kur Irak po e ri-kthen sovranitetin e tij të plotë.

Është thënë se diplomati 64 vjeçar, në Bagdad të Irakut do ta udhëheq ambasadën më të madhe amerikane në botë, me afro 3 mijë të punësuar.
XS
SM
MD
LG