Ndërlidhjet

ATHINË


Policia ka arrestuar katër falsifikues të pasaportave, të dyshuar se imigrantëve ilegalë në Greqi u kanë shitur dokumente të parregullta udhëtimi, kanë bërë të ditur sot autoritet në Athinë. Është thënë se autoritetet i kanë intensifikuar përpjekjet për shkatërrimin e grupeve të falsifikuesve dhe për luftimin e imigracionit ilegal para fillimit të Lojërave Olimpike, që mbahen prej 13 e deri më 29 gusht në Greqi. Dy prej të dyshuarve, një mashkull dhe një femër nga Shqipëria, janë arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. Dy gra ukrainase më vonë janë arrestuar gjatë bastisjes në banesën e tyre në Athinë.
XS
SM
MD
LG