Ndërlidhjet

LISBONË


Në kuadër të Kampionatit Evropian në futboll, sonte zhvillohet takimi i parë çerekfinal ndërmjet Portugalisë dhe Anglisë. Bastoret evropiane si favoritin më të madh për titull kampioni kanë nxjerrë Francën, në pozitën e dytë dhe të tretë janë Anglia dhe Holanda, ndërsa në pozitën e katërt është Çekia.
Ndërkaq, sot paradite, trajneri i Gjermanisë Rudi Feler ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja ka pasuar humbjen e mbrëmshme të futbollistëve gjermanë nga ekipi rezervë i Çekisë me rezultat 2 me 1, që ka eliminuar Gjermaninë nga kampionati dhe i ka mundësuar Holandës ta vazhdojë garën në çerekfinlae.
Rudi Feler në konferencën për shtyp të mbajtur mbrëmë i përlotur kishte thënë se nuk do të japë dorëheqje, por këtë ai papritmas e bëri sot paradite.
Ndërkohë, futbollistët holandezë kanë falenderuar kombëtaren çeke për fitoren kundër Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG