Ndërlidhjet

TEHERAN/LONDËR


Tetë marinarë britanikë u liruan sot nga autoritetet e Iranit dhe iu dorëzuan diplomatëve të Britanisë në Teheran. Këta marinarë ishin mbajtur për tri ditë në arrest në Iran, për shkak të dyshimeve se kanë cenuar ujërat territoriale të Iranit. Ministria e mbrojtjes e Britanisë ka thënë se tetë pjesëtarët e marinës ushtarake britanike po mernin pjesë në trajnime të pjesëtarëve të rojave kufitare të Irakut. Sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw e falënderoi ministrin e jashtëm të Iranit Kamal Kharrazi për ndihmën në zgjidhjen e këtij incidenti. Mëtutje zoti Straw tha:
-Ne kemi marrëdhënie diplomatike me Iranin. Ndonjëherë këto marrëdhënie janë të ndërlikuara, por nuk ka dyshim se politika jonë e angazhimit me qeverinë dhe popullin e Iranit është qasja më e mirë.
XS
SM
MD
LG