Ndërlidhjet

PEKIN


Diplomatët kanë thënë se zyrtarë të Koresë Veriore dhe të Shteteve të Bashkuara sot kanë mbajtur një takim dypalësh në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje për çështjen e programit bërthamor të armatimit të Koresë Veriore. Bëhet e ditur se ky takim u mbajt jashtë kuadrit të bisedimeve gjashtë palëshe, në të cilat, pos dy vendeve të përmendura, përfshihen edhe Kina, Koreja Jugore, Japonia dhe Rusia. Duke folur për këtë takim, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kinës, Zhang Qiyue, pos tjerash tha:
-Shtetet e Bashkuara, Koreja Veriore dhe palët e tjera dolën me propozimet e veta. Propozimi i Shteteve të Bashkuara ishte gjithë përfshirës me shumë përmbajtje. Kjo do të thotë se ky rund i bisedave arriti progres. Kjo tregon se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

Përfaqësuesi i Koresë Jugore, Cho Pae Yong tha se, megjithatë, në takimin ndërmjet zyrtarëve amerikanë e atyre verikorean, kishte "dallime të rëndësishme".
XS
SM
MD
LG