Ndërlidhjet

logo-print

LISBONË


Seleksionuesi i kombëtares së Gjermanisë në futboll, Rudi Voeller dha dorëheqje pas elimiminit nga garat e mëtejshme të kampionatit evropian, që po mbahet në Portugali. Në një konferencë të sotme për shtyp, ai tha se "këtë vendim nuk e mori menjëherë pas takimit të mbrëmshëm", në të cilin Gjermania pësoi disfatë nga Republika Çeke me rezultat 1:2. "Por, këtë e kisha menduar edhe më herët", tha i emocionuar, 44 vjeçari Rudi Voeller. Sot në ndeshjen e parë çerekfinale të kampiopnatit evropian në futboll, që fillon në orën 20 e 45 minuta, takohen Portugalia dhe Anglia.
XS
SM
MD
LG