Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga disa sulme në qytetet qendrore dhe veriore të Irakut, sot u vranë së paku 85 persona dhe u plagosën afro 320 të tjerë, ka kumtuar ministria e shëndetësisë e Irakut. Militantët islamikë ndërmorën sulme në qytetet Bakuba, Ramadi, Falluxha dhe Bagdad. Dhuna më e përgjakshme ishte në qytetin verior Mosul, ku nga disa shpërthime të makinave – bomba u vranë më se 40 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Një grup militant i udhëhequr nga Abu Musab al-Zarkawi, që ka lidhje me rjetin al-Qaida, ka marrë përgjegjësinë për disa sulme të sotme.
XS
SM
MD
LG