Ndërlidhjet

STAMBOLL


Nga një shpërthim i bombës në afërsi të një hoteli në Stamboll, sot u vranë së paku katër persona dhe u plagosën afro 17 të tjerë. Agjencitë e lajmeve informojnë se ky dhe disa incidente të mëhershme po ndodhin para mbajtjes së samitit të Natos këtë fundjavë. Në këtë samit do të marrë pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush. Pritet që do të ndërmerren masa të ashpra policore për sigurinë e samitit. Në këtë aspekt paralajmërohet se do të angazhohen afro 23 mijë policë.
XS
SM
MD
LG