Ndërlidhjet

GJILAN


Një Gjykatë e Qarkut në Gjilan ka shpallur sot fajtor Shefket Musliun, ish komandantin e Ushtrisë Clirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, nën akuzën për rrëmbim dhe kërcënim të personave. Avokati mbrojtës, Masar Morina, tha se në mungesë të provave zoti Shefket Musliu është liruar nga akuza për armëmbajtje pa leje dhe për, sic thuhet, organizim banditizmi. Zoti Musliu është dënuar me 12 vjet heqje lirie, dy bashkëluftëtarët e tij, Besim Tahiri me 7 vjet dhe Feriz Qerimi me 5 vjet heqje lirie. Dy të akuzuarit tjerë në këtë grup, janë shpallur të pafajshëm në mungesë të provave. Avokati mbrojtës gjithashtu tha se pas përpilimit të aktgjykimit me shkrim, mbrojtja do të ankohet kundër vendimeve të sotme, të cilat zoti Morina I cilësoi si drakonike
XS
SM
MD
LG