Ndërlidhjet

HAGË


Ish-komandanti i lartë i UÇK-së, Fatmir Limaj, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij, Haradin Balaj e Isak Musliu, u paraqitën sot në një konferencë statusore në Tribunalin e Hagës. Qëllim i organizimit të kësaj konference kishte të bëjë me atë se deri ku kanë arritur përgatitjet për fillimin e gjykimit të rastit Limaj dhe të tjerët dhe çështjet e tjera procedurale. Kjo ishtë konferenca e katërt statusore e Fatmir Limajt.
XS
SM
MD
LG