Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i pergjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se politika e ripajtimit është çelësi i fundit të dhunës në Irak, që para se të transferohet pushteti ka shënuar rritje.
"Ka kufij, në atë cka mund të bëjë vetëm forca. Duhet të zgjidhet rruga politike, dhe ju lutem mos i nënvlerësoni përpjekjet që të ketë një proces politik për Irakun, dhe që Iraku të angazhohet në bisedimet me njëri-tjetrin në mënyrë demokratike," tha Anan në një konferencë për gazetarë.
Ndërkohë, shtetet e NATO-së po diskutojnë kërkesën e qeverisë së përkohshme të Irakut për të ndihmuar në trajnimin e forcave të sigurisë së këtij vendi.
XS
SM
MD
LG