Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane tha se nga sulmet ajrore në Fallujah, mbi një strehimore që dyshohej se ishte e kryengritësve janë vrarë 20 deri 25 persona.
Në shtëpi besohej se fshiheshin luftëtarët besnikë të militantit Abu Musab al Zarqawi.
Grupi i tij ka marrë përgjegjësinë për një seri sulmesh të kryera dje në 5 qytete të Irakut, nga të cilat humbën jetën afër 100 persona.
Ndërkohë, përleshje sporadike janë shënuar edhe sot në disa qytete të Irakut.
XS
SM
MD
LG