Ndërlidhjet

RAMALLAH, BREGU PERËNDIMOR


Në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit palestinez, Ahmed Qurie dhe ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, William Burns, u diskutua për planin izraelit për disangazhim, që parasheh tërheqje nga Gaza dhe nga pjesë të Bregut Perëndimor. Me këtë rast zoti Qurie deklaroi:
-Ky takim kishte për qëllim vazhdimin e përpjekjeve të katërshes për ta implementuar planin e disangazhimit, si një pjesë e planit të paqes, pasi, në të kundërtën ky hap do të ishte i pavlefshëm.

Para gazetarëve në Ramallah, pas takimit me kryeministrin palestinez, foli edhe zoti Burns:
-E shpreha vendosmërinë e presidentit Bush për të bërë çdo gjë që Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë, për të ndihmuar që të shfrytëzohet rasti i paraqitur nga nisma izraelite për tërheqje nga Gaza dhe nga pjesët e Bregut Perëndimor…si një hap në implementimin e plotë të planit të paqes dhe, përfundimisht, drejt negociatave për opsionin e dy shteteve.
XS
SM
MD
LG