Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË/ PARIS/LISBONË


Pothajse të gjitha gazetat greke e vlerësuan lartë fitoren e mbrëmshme të kombëtares së Greqisë kundër Francës në kampionatin evropian të futbollit që po mbahet në Portugali. Kualifikimin e Greqisë për gjysmëfinale gazetat e përshkruan si "një ëndërr". Ndërkaq, shtypi në Francë ka kritikuar lojën e kombëtares franceze duke thënë se mbrëmë, mbase, "brezit të Zinedin Zidanit i erdhi fundi". Pos Greqisë për gjysmë finale tashmë është kualifikuar edhe Portugalia. Sot në orën 20 e 45 minuta luajnë Holanda – Suedia, ndërsa nesër zhvillohet edhe dueli i fundit çerekfinal, ai ndërmjet Çekisë e Danimarkës.
XS
SM
MD
LG