Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Kryeministri i Pakistanit, Zafarullah Khan Jamali dha sot dorëheqje, duke thënë se këtë veprim e bën "në interes të vendit dhe të partisë së tij". Ai tha se është shpërbërë edhe kabineti i tij, ndërsa të hënën Parlamenti i Pakistanit, do të vendos për mandatarin e ri. Për muaj të tërë janë dëgjuar zëra për keqësimin e raporteve ndërmjet presidentit të pakistanit, Pervez Musharraf dhe kryeministrit Zafarullah Khan Jamali.
XS
SM
MD
LG