Ndërlidhjet

ANKARA


Presidenti amerikan George Bush ka thënë se Turqia është model i demokracive sekulare myslimane. Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe me presidentin Ahmet Necdet Sezer. Bush kërkoi që të përkrahet oferta e Turqisë për t'iu bashkuar Unionit Evropian.
"E vlerësoj shumë lart shembullin e vendit tuaj se si një shtet mysliman, në të njëjtën kohë është një shtet, që përqafon demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë. Dhe jam shumë mirënjohës për ftesën tuaj", tha Bush.
Bisedimet me liderët turq janë fokusuar në Irakun fqinj.
XS
SM
MD
LG