Ndërlidhjet

STAMBOLL


Të paktën 40 mijë njerëz janë tubuar sot në Stamboll për të protestuar kundër politikës së Shteteve të Bashkuara dhe aleancës ushtarake. Turqia ka shtuar masa të rrepta sigurie një ditë para hapjes së Samitit të NATO-së në Stamboll.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jap de Hoop Scheffer, ka thënë se kërkesa për ndihmë e kryeministrit të Irakut, ka të ngjarë, që të aprovohet gjatë samitit dyditor të NATO-së.
"Unë besoj se këtu në Stamboll, liderët e NATO-së do të japin përgjigjjen finalë letrës së kreyministrit të Irakut Iyad Allawi. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ambasadorët e NATO-së në Bruksel, dje arritën një marrëveshje fillestare rreth kësaj", tha Scheffer.
XS
SM
MD
LG