Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane tha se 23 persona janë vrarë nga dy sulme me bomba, mbrëmë në jug të Bagdadit, duke përmirësuar shifrat e mëhershme për 40 të vrarë. Në këto sulme janë lënduar 58 persona.
Shumë nga të vrarët besohet se janë civilë.
Ndërkohë, më herët është raportuar se dy raketa kanë qëlluar një bazë ushtarake amerikane në Bagdad, por nuk janë bërë të ditura dëmet.
Militantët e dyshuar kanë rrëmbyer tre punëtorë turq, dhe kanë kërcënuar se do t'i vrasin nëse nuk Turqia nuk i tërheq të gjithë kontraktorët nga Iraku.
Ministri i mbrojtjes i Turqisë ka thënë se nuk do të negociojë me terroristët në Irak.
XS
SM
MD
LG