Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një ushtar amerikan konsiderohet i zhdukur në Irak, por nuk mundi të konfirmojë nëse ai është rrëmbyer.
Njoftimi vijoi pas shfaqjes së një video incizimi në televizionin arab Al-Jazeera, ku militantët mbanin një person të uniformuar, të identifikuar si Wassef Ali Hassoun, pjesëtar i marincave me origjinë libaneze.
Në videon, militantët u kërcënuan se do t'ia presin kokën, nëse ushtria amerikane nuk i liron të gjithë të burgosurit në Irak.
Më parë, televizioni Al-Arabiya shfaqi pamjet e një grupi tjetër, që mbante një punëtor nga Pakistani, i cili kërcënohej në mënyrën e njëjtë.
Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Irakut kanë thënë se presin që Shtetet e Bashkuara, së shpejti t'ia dorëzojnë qeverisë së përkohshme ish diktatorin Saddam Hussein.
XS
SM
MD
LG