Ndërlidhjet

BAGDAD


Një ushtar britanik është vrarë në sulmin me bombë në jug të Irakut, përderisa militantët janë kërcënuar se do t'ia presin kokën një marinci amerikan, tre civilëve turq dhe një pakistanezi.
Televizioni arab arab Al-Jazeera shfaqi një video incizim, në të cili militantët mbanin një person të uniformuar, të identifikuar si Wassef Ali Hassoun, pjesëtar i marincave me origjinë libaneze.
Në videon, militantët u kërcënuan se do t'ia presin kokën, nëse ushtria amerikane nuk i liron të gjithë të burgosurit në Irak.
Ushtria amerikane tha se ushtari me atë emër konsiderohet i zhdukur prej 21 qershorit.
Më parë, televizioni Al-Arabiya shfaqi pamjet e një grupi tjetër, që mbante një punëtor nga Pakistani, i cili kërcënohej në mënyrën e njëjtë.
XS
SM
MD
LG