Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Kryeministri i ri i Irakut, kabineti qeveritar dhe presidenti i shtetit kanë bërë betimin, derisa koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara i ka dorëzuar dy ditë para afatit pushtetin irakianëve.
Kryeministri Ijad Alluai premtoi rikthimin e sigurisë në Irak dhe e cilësoi ditën e sotme si ditë historike, derisa administratori i deritashëm, diplomati amerikan Paul Bremer i dorëzonte edhe zyrtarisht pushtetin në një ceremoni të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
"Ne dëshirojmë të falenderojmë koalicionin, qeveritë dhe popujt e vendeve të koalicionit që ndihmuan Irakun në stabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe në rindërtimin e vendit. Ne vazhdojmë të presim mbështetjen e mëtejshme të koalicionit", tha kryeministri Alluai.
Ndërsa administratori Bremer që sot u largua nga Iraku në cermoninë e dorëzimit të pushtetit mes të tjerash tha:
" Po e lë Irakun me besimin në të ardhmen dhe në faktin se qeveria irakiane është e gatshme të përballet me sfidat që e presin. Njëherësh jam i kënaqur me ndihmën që koalicioni dhe qeveria amerikane i kanë dhënë Irakut."
XS
SM
MD
LG