Ndërlidhjet

STAMBOLL


Presidenti amerikan, George Bush, dhe kryeministri britanik, Tony Blair, kanë përgëzuar kalimin e sotëm të pushtetit tek irakianët. Bush në takimin e NATO-s në Stamboll tha se kjo është një ditë e madhe për irakianët.
"Kjo është një ditë e madhe shprese për irakianët dhe një ditë që terroristët nuk do donin kurrë të vinte. Terroristët po bëjnë gjithcka është e mundur për të ndaluar krijimin e Irakut të lirë, por bombat dhe sulmet nuk kanë parandaluar sovranitetin e Irakut dhe nuk do parandalojnë as një Irak demokratik", tha Bush.
XS
SM
MD
LG