Ndërlidhjet

logo-print

STAMBOLL


Presidenti francez Jacques Chirac, dhe kancelari gjerman, Gerhard Schroder, që po marrin pjesë në takimin e NATO-s në Stamboll, kanë vlerësuar pozitivisht kalimin e pushtetit tek irakianët.
"Përgjithësisht është vlerësuar pozitivisht. Ne dëshironim që sovraniteti t'i kthehej Irakut sa më shpejt që të jetë e mundur. Në përputhje dhe me Kombet e Bashkuara kemi kërkuar që të respektohej data 30 qershor si afat dhe natyrisht e cmojmë këtë afrim në kohë", deklaroi Schroder.
Ndërsa Chirac ka kritikuar presidentin Bush për mbështetjen e fortë për anëtarësinë e Turqisë në Bashkimin Evropian dhe kërkesën që Brukseli të caktojë një datë për anëtarësimin e Ankarasë.
Chirac tha se Bush j"o vetëm shkoi shumë larg, por dhe një një territor që nuk i takon atij".
XS
SM
MD
LG