Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë mirëpritur fitoren e Boris Tadicit në zgjedhjet presidenciale serbe.
"Qeveria e Shteteve të Bashkuara do bashkëpunojë me presidentin Tadic si dhe me kryeministrin Koshtunica dhe udhëheqësit e tjerë demokratë të Serbisë. Nga këndvështrimi ynë këto zgjedhje përfaqësojnë edhe një hap tjetër në reformat demokratike që populli serb filloi në vitin 2000", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli.
Javier Solana, komisioneri evropian për cështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme ka kërkuar nga Beogradi që "ta shfrytëzojë këtë mundësi për të ringjallur procesin e reformave politike dhe ekonomike, të krijojnë mardhënie miqësore dhe në frymën e pajtimit me fqinjët si dhe të përmbushin detyrimet ndërkombëtare".
XS
SM
MD
LG