Ndërlidhjet

logo-print

STAMBOLL


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se Turqia i përket Bashkimit Evropian.
Duke folur anash samitit të NATO-s në Stamboll, presidenti amerikan tha se Turqia është model i demokracisë sekulare, dhe si e tillë, anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian do të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Perëndimit dhe botës Islamike.
"Amerika beson se si një fuqi evropiane, Turqia i përket Bashkimit Evropian. Anëtarësimi juaj gjithashtu do të ishte përparim i jashtzakonshëm i marrëdhënieve ndërmjet botës Myslimane dhe Perëndimit, sepse ju jeni pjesë e të dyjave", tha presidenti amerikan.
Vërejtjet e tij në fjalimin në Universitetin e Stambollit u bënë një ditë pasi presidenti i Francës Jacques Chirac tha se Bushi nuk duhet t'i komentojë përpjekjet e Turqisë për hyrje në Bashkimin Evropian, sepse kjo nuk është punë e tij.
Bushi gjithashtu e quajti demokracinë "ardhmëri të Lindjes së Mesme", dhe tha se vendet myslimane nuk duhet të frikësohen nga përhapja e saj.
"Disa njerëz në kulturat myslimane e identifikojnë demokracinë me pjesën më të keqe të kulturës perëndimore dhe nuk duan asgjë prej saj. Por, ju siguroj që kur flas për bekimet e lirisë, nuk i kam ndër mend komercializmin dhe videot vulgare", tha Bush.
"Besoj se liria është adhmëri e Lindjes së Mesme, sepse besoj që liria është ardhmëri e tërë njerëzimit. Fitorja historike e demokracisë në Lindjen e Mesme do të jetë fitore e të gjithëve", tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush.
XS
SM
MD
LG