Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë Carla del Ponte tha se Serbia dhe Mali i Zi janë bërë "vendstrehim i sigurtë" për të paktën 15 të akuzuarit për krime të luftës.
Del Ponte i tha Këshillit të Sigurimit se prej dhjetorit, autoritetet në Beograd nuk kanë treguar pothuajse kurrfarë bashkëpunimi me gjykatën. Ajo tha se pret të shohë nëse presidenti i ri pro-reformator do të bëjë progres në këtë drejtim.
"Nëse nuk do të ketë transferim të një numri të duhur personash të arratisur gjatë javëve që vijnë, do të duhet të konkludoj se Serbia dhe Mali i Zi vazhdojnë të mos jenë të gatshme t'i përmbushin obligimet ligjore ndërkombëtare", tha del Ponte.
Ajo dhe kryegjykatësi Theodor Meron gjithashtu kërkuan nga Këshilli i Sigurimit të jetë më fleksibël në kompletimin e strategjisë, e cila parasheh përfundimin e punës së Tribunalit në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG