Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dhe organizatat për të drejtat e njeriut e kanë mirëpritur transferimin e nesërm të ish diktatorit të përmbysur irakien Saddam Hussein dhe 11 të arrestuarve tjerë në burgun irakien.
Annan tha se drejtësia duhet të shkojë në vend.
Më parë, kryeministri i përkohshëm irakien Iyad Allawi tha se Saddami fizikisht do të jetë nën përkujdesjen e ushtrisë amerikane, ndërsa për gjykimin e tij tha se do të jetë i drejtë.
"Ju siguroj se ky do të jetë një gjykim i drejtë dhe i paanshëm, për dallim nga gjykimet që Saddami ua bëri armiqve të vet, popullit irakien", tha kryeministri Allawi.
Po sot, në Bagdad, nga shpërthimi i një bombe e humbën jetën 3 ushtarë amerikanë, ndërsa u bë publike edhe vdekja e një britaniku të enjten e kaluar.
XS
SM
MD
LG