Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ish diktatori Saddam Hussein sot u transferua te forcat e sigurisë të qeverisë së përkohshme irakiene.
Saddami dhe 11 të arrestuar tjerë, në mesin e të cilëve ish kryeministri Tariq Aziz, do të mbeten nën përkujdesjen fizike të forcave amerikane.
Nesër atyre gjykatësit irakienë do t'ua kumtojnë akuzat që i ngarkojnë.
Zyrtarët irakienë thanë se Saddami me gjasë do të akuzohet me krime të luftës për rolin e tij në përdorimin e armëve kimike kundër kurdëve në vitin 1988, për invazionin në Kuvajt në vitin 1990, dhe për luftën me Iranin në vitet 1980-88.
XS
SM
MD
LG