Ndërlidhjet

BAGDAD


11 ushtarë amerikanë janë lënduar, kur militantë të panjohur kanë hedhur 10 mortaja në një bazë ushtarake amerikane afër Aeroportit të Bagdadit. Sulme me bomba kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Irakut, por nuk raportohet për të vrarë.
Ndërkohë, Instituti për Studime Ndërkombëtare në Gjenevë ka tërhequr vërejtjen se 7 deri në 8 milionë armët e vogla që gjenden në duart e civilëve irakianë, do të shkaktojnë kërcënim për stabilitetin e rajonit në vitet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG