Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ish diktatori Saddam Hussein është paraqitur sot para një gjykate të Bagdadit, pasi ai dhe 11anëtarë të ish qeverisë së tij u tranferuan te forcat e sigurisë të qeverisë së përkohshme irakiane.
Nesër atyre gjykatësit irakianë do t'ua kumtojnë akuzat që i ngarkojnë.

BAGDAD
Ambasadori i ri amerikan në Irak ka vështruar ngritjen e flamurit amerikan në ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara në Bagdad.
Ambasadori John Negroponte tha se ngritja simbolike e flamurit është një shenjë e lidhjeve të popujve në Irak dhe në Shtetet e Bashkuara.
"Ne po e rihapim ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad të bindur se shpirti i lirisë i thërret amerikanët dhe irakianët në aktin e madh të miqësisë dhe bashkëpunimit, "tha Negroponte.
XS
SM
MD
LG