Ndërlidhjet

TIRANË


Gjatë kësaj jave, policia ka arrestuar tetë persona lidhur me trafikim të njerëzve, ka thënë sot zëdhënësja Edlira Teferiqi. Ajo ka thënë se "luftimi i të gjitha formave të trafikimit është prioritet i lartë i policisë këtë vit". Dje në afërsi të Shkodrës u arrestuan katër persona, që ilegalisht i transportonin 7 njerëz për në Itali, ndërsa katër të tjerë ishin arrestuar të martën, të dyshuar se kishin shitur dokumente të falsifikuara udhëtimi.
XS
SM
MD
LG