Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministria e punëve të jashtme e unionit Serbi – Mali i Zi, i ka dorëzuar sot Gjykatës së qarkut në Beograd dhe ministrisë së drejtësisë së Serbisë, akuzat kundër gjeneralëve Vlladimir Llazareviq, Nebojsha Pavkoviq, Vllastimir Gjorgjeviq dhe Sreten Llukiq. Është thënë se ky veprim u bë në harmoni me Ligjin për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës. Por, gjenerali Vlladimir Llazareviq ka thënë se nuk do ti dorëzohet Tribunalit të Hagës për krime të luftës, përkundër presioneve të shtuara në Serbi dhe jashtë saj. Këto komente të zotit Llazareviq i ka transmetuar sot e përditshmja beogradase, Blic. Tribunali i Hagës më herët ka akuzuar katër zyrtarë të lartë të policisë dhe të ushtrisë serbe, të dyshuar për krime të luftës nga trupat serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-99.
XS
SM
MD
LG