Ndërlidhjet

logo-print

DACI:"NËSE KOSOVA MBËSHTETET PËR MURI, PARLAMENTI DO TË KRYEJË OBLIGIMIN SA I PËRKET STATUSIT...."


Nexhat DACI, kryetar i Parlamentit të Kosovës

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Daci. Këto ditë zyra e juaj ka propozuar një plan për reformë në pushtetin lokal dhe ndarje territoriale apo decentralizimin. Fillimisht cila është rëndësia e zbatimit të këtij plani dhe cilat janë gjasat e arritjes së një koncensusui të brendshëm politik për këtë plan?

NEXHAT DACI
ka vite të tëra që brengosem për ngecjen e Kosovës në tërë gamën e saj. Këto tri vite në institucione më brengos pa masë ngecja absolute e zhvillimit të Kosovës, do të thotë karakteri zhvillimor ekonomik, dhe studimi i situatës ekzistuese. Është një strukturë në Kosovë e instaluar diku viteve të 70-ta administrative, në një kohë kur me u marr me fshatin ose me zhvillimet ekonomik është dukur sikur katundari ose marri, por është dashtë me ndërtu objekte të mëdha, objekte mamute që kanë qenë symbol i atij sistemi dhe Kosova vazhdimisht ka shku në ramje dhe ngecje. Do të thotë një ngecje e plotë në aspektin ekonomik, një frustrim i qytetarëve me gjendjen ekzistuese të ofrimit të shërbimeve dhe duke pasur çdo ditë takime me përfaqësues të strukturës së ndryshme Kosovare, jam munduar të krijoj një ide, ndërsa prania në Londër dhe vendeve tjera në Evropë dhe e pyetjeve se çka po bën Kosova për kosovarët, gjithmonë ka qenë pa përgjigje adekuate. Kjo më ka shtyrë që të mendoj, bashkë me zyrën time e cila është shumë serioze dhe profesionalisht e përgatitur që çka mund të bëjmë ne për Kosovën, dhe ka lind ideja që të dalim me këtë koncept bazë për ndarjen administrative dhe reformë të pushtetit lokal, por vetëm në princip si bazë. Tri qëllimet kryesore të konceptit bazë do të jenë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e Kosovës, ndjenja e sigurtë e qytetarit të Kosovës për kufijtë e Kosovës dhe për zhvillimin dhe kënaqësia e saj me pushtetin vendor dhe kyqja e tërë gamës etnike të Kosovës në një project të përbashkët. Unë mendoj që sinjalet e para të reagimeve të njerëzve profesionist të m,irë që i kuptojnë proceset në vazhdimësi është inkurajuese, nuk do të them përkrahëse, por inkurajuese për punë të mëtejme.

RADIO EVROPA E LIRË
Ndërkohë tash Kuvendi është në fazën përmbyllëse të mandatit që ka. Disa çështje me rëndësi kanë mbetur ende pa u përfunduar siq është dhe miratimi i ligjeve në procedurë. A pritni që këto procese të filluara të përmbyllen gjatë këtij mandate të Kuvendit të Kosovës?

NEXHAT DACI
Unë kam një parim dhe kam një përkrahje në këtë se asnjë document që duhet të procedohet në Kuvend nuk do të prolongohet për mandatin tjetër. Të gjitha projekligjet që kanë arritur dhe kanë arrit në parlament do të procedohen, qoftë edhe nëse nuk do të kemi fare pushim, do të thotë nuk qëndrojnë të vërteta se do të ketë një apo dy -tri séance, sepse do të ketë aq sa do të ketë nevojë. Ndryshimet kushtetuese, po ashtu e mendoj që duhet të finalizohen. Është një qëllim që ky finalizim Brenda mundësisë të jetë i plotë dhe i përkrahur nga misioni i UNMIK-ut në Kosovë. Këtu kam ende dilemma, sepse mendoj se ende nuk janë shfrytëzu të gjitha mundësitë që UNMIK-u të kyqet në këtë process. Unë nesër do ta takoj prap ushtruesin e detyrës me kërkesën e tij, të shoh se çka ka të re apo të shoh se a mund t’i japim edhe një shansë, në mënyrë që në këtë mandat dhe para pushimeve vjetore ta përfundojmë këtë procedurë, sepse e mendoj që do t’ishte një tragjedi politike, që Kosovën ta thërrasim në votime në zgjedhje elektorale, për një qeveri të tillë, që është një OJQ, krejtësisht e dobët, siq janë të dobëta dhe institucionet tjera, por pjesa, unë e them e përkrahjes së jetës në Kosovë, ka qenë enorme e dobët dhe unë mendoj që nuk kemi ftyrë që elektoratit t’i kërkoj të na e jep besimin neve. Prandaj, në këtë aspekt duhet ta përgatisim Kosovën me një infrastrukturë të re të kapaciteteve qeverisëse, me një shpresë për zhvilime të plota të një vendi normal, dhe kjo ishte dhe ajo pjesa e projektpropozimit për ristrukturimin e radhitjes administrative të Kosovës. Ky është një process afatgjatë, prandaj do t’i kryejmë punët tona.

RADIO EVROPA E LIRË
Ka disa vlerësime se me ndryshimet kushtetuese të Kuvendit mund të nxiten disa përplasje të reja me administratën ndërkombëtare. A do të insistoj Kuvendi në këto ndryshime nëse edhe bisedimet me zotin Brajshou do të përfundojnë pa sukses?

NEXHAT DACI
Po kjo është brenga kryesore e parlamentit dhe e imja në përgjithsi, sepse ne jemi përcaktuar për një partneritet strategjik, atë që edhe zoti Holkeri e ofroi në seancën plenare. Por, partneritet pa përkrahje të Kuvendit të Kosovës nuk do të ketë. Këtë une ua kam thënë qartë edhe prijësve të proceseve demokratike në botë, në Uashington, që po punojmë që t’i bindim faktorët ndërkombëtar për arsyeshmërinë e ndryshimeve në kapaciteteve qeverisëse, sepse jemi para dështimit, para kollaps it të plotë. Një kollaps që do ët rezultonte në frustrime enorme të qytetarëve, që ne nuk e dëshirojmë. Do të mundohemi që UNMIK-ut, t’i japim argumente. Unë e kuptoj pozitën e UNMIK-ut, ajo është një pozitë statike, ësnhtë një mekanizëm që nuk ka kapacitet absorbues për ndryshimet e veta, sepse nuk ia lejojnë rrethanat. Do të kërkoj mirëkuptim të plotë, meqë jemi edhe në raporte personale të mira, por përndryshe ne e memi obligim ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe unë jam i përgatitur që obligimet e mia t’i kryej.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Daci ju përmendët dhe kollaps in në të cilin mund të gjendet Kosova. Si mund të tejkalohet kjo gjendje duke pasur para sysh se para Kosovës është një process i implementimit të standardeve që do t’i hapte rrugën definimit të statusit, apo do të kërkohen hapa të rinjë të cilët do të përmirësonin këtë gjendje dhe këtë kollaps?

NEXHAT DACI
Unë them gjithmonë me bindje të plotë, se Kosova i ka të gjitha resurset, të gjitha burimet natyrore për të evitu këtë kollaps . Kosovës dhe kosovarëve në udhëheqësi të institucioneve në veçanti, dhe të partive u mungon përgjegjësia ndaj Kosovarëve. U mungon përgjegjësia që në struktura të kyqen njerëz që mund të japin rezultate, u mungon përgjegjësia që të kyqen profesionistët e tërë gamës, pa marrë parasysh të partive apo jo-partive, të shoqërisë civile, dhe do të thoja, si çdo fillim, çdo institucione fillestare vuajnë nga sëmundjet që shpehs kërkojnë edhe pampersa, jo vetëm ilaqe. Por, në qoftë se shkojmë me qeveri, e cila çdo ditë dhe çdo mëngjes i ndërron konceptet e veta, i ndërron bindjet e veta, i ndërron përgjegjësitë e veta, unë frikohem që do ta qojmë Kosovën në një qorrsokak prej të cilit do t’ia nxjerrim sytë dhe vetëvetës.

RADIO EVROPA E LIRË
Shihet një pakënaqësi me qeverisjen e deritashme vendore. A mendoni se një model i tillë mund të vazhdohet edhe pas zgjedhjeve të ardhshme?

NEXHAT DACI
Në asnjë mënyrë. Unë kam qenë shumë i qartë në Uashington. Kosovës i duhet një pozitë e fortë profesionale, e fortë morale, e fortë në përgjithsi, dhe një opozitë e fortë në të gjithë këtë gamë. Unë e mendoj atëherë që do të rritej përgjegjësia shumë ndaj Kosovës dhe qytetarëve në tërësi dhe atëherë do të jemi të gjithë të kënaqur?

RADIO EVROPA E LIRË
Dje njëri prej anëtarëve të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, tha se edhe deputetët nuk e kanë përmbushur mandatin e vet. Andaj, sa ju si njeriu i parë i Kuvendit jeni i kënaqur me punën e këtij institucioni gjatë këtij mandate?

NEXHAT DACI
Po, për fillim duke marrë parasysh që kjo përbërje e Kuvendit ka qenë përbërje e meritokracisë, e koncepteve të vjetra në parim, do të thotë ka pasur njerëz produktiv e të menqur, por edhe të atillë që janë konsumuar gjatë luftës politike 15 vjeçare që nuk ju ka mbet shumë mundësi që vërtetë të jemi rezultativ aq sa duhet. Në veçanti është pakënaqësia ime e madhe që nga 120 deputet sa ka përbërja gati kurrë nuk e kemi arritur pjesmarrjen që të jenë 90 deputëet në seancë. Unë mbaj evidencë të theksuar dhe shpesh here grupeve parlamentare në takime të shumta që kam pasur u ka sugjeruar. Kjo do të thotë që duhet të ndryshojmë shumë çka. Deputeti e ka ekzistencën në parlament, e ka fuqinë elektorale që duhet ta bind me rezultatet e veta.

RADIO EVROPA E LIRË
Dhe, për fund zoti Daci, është dhe një nismë në Kuvendin e Kosovës që gjatë këtij mandate, të përmbyllet dhe faza e shpalljes së statusit të Kosovës nga ana e Kuvendit. Sa ka ndikuar në ndërkohë plani standardet për Kosovën, në shtyrjen e këtij vendimi?

NEXHAT DACI
Po, 100 përqind ka ndikuar. Po të mos kishin qenë planet, unë e kam pasur bindjen e plotë, që Kuvendi ka qenë i përgatitur ta kryejë mandatin e vet. Unë më duhet ta zbuloj, për shkak të respektit të medias që përfaqësoni ju, të them që unë ende e kam një mëdyshje, se nëse Kosova mbështetet për muri, siq ka tendenca, që net a kryejmë përgjegjësinë tonë. Do të thotë se nuk i hezitoj personalisht me i hyrë kësaj pune. Ka bindje të thella brenda strukturës kuvendore që duhet ta përfundojmë këtë. Por, vërtetë është një dëshirë e madhe në mua dhe në Parlamentin që kjo të arrihet me përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të miqve amerikan dhe Brukselit, sepse nuk dëshirojmë që t’i kontribojmë fërkimeve që mund të jenë shumë të rrezikshme për Ballkanin dhe Evropën. Por, edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptoj që Kosova dhe kosovarët pa vetëdashjen e tyre po vijnë në një kollaps me rreziqet të cilat duhet t’i paguajnë të gjithë dhe jo vetëm Kosovarët gjithmonë.

Intervistoi: Zijadin GASHI

XS
SM
MD
LG