Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka kërkuar largimin e Adnan Merovcit nga posti i kryeshefit të sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo kërkesë i është paraqitur shefit të OSBE-s në Kosovë, Paskal Fieski. Në këtë kërkesë thuhet se zgjedhja dhe qëndrimi i zotit Merovci në këtë post e vë në dyshim objektivitetin dhe pa-anshmërinë e këtij mekanizmi zgjedhor. Zëdhënësi i OSBE-s, Sven Lindholm tha sot se "aktualisht nuk do të bëhen kurrfarë ndryshimesh" pasi posti i zotit Merovci më tepër është teknik dhe asgjë s'ka të bëj me partitë.
XS
SM
MD
LG