Ndërlidhjet

W. PETRITSCH: KOHA E POLITIKËS 'STANDARDET DHE STATUSI'


Wolfgang PETRITSCH, ish përfaqësues i lart për Bosnjën dhe ambasador i Austrisë


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Petriq si e vlerësoni politikën e 'Standardeve para statusit' që zhvillohet në Kosovë?

WOLFGANG PETRITSCH
Në kohën kur Mihal Shtajner lansoi idenë për standardet para statusit ajo ishte e krejtësisht e qëlluar. Ishte shumë e rëndësishme që në një formë të përcaktohej rradhitja e hapave dhe të vihej në pah rëndësia e jetësimit të standardeve të caktuara. Por, tash është koha e fillimit të procesit të definimit të statusit përfundimtar. Rrjedhimisht, mendoj se formulën 'Standardet para statusit' duhet riformular në 'Standardet dhe statusi'. Angazhohem për këtë çasje, sepse çështja e statusit nuk do të zgjidhet brenda natës dhe shi për këtë duhet punuar paralelisht në zbatimin e standardeve dhe definimin e statusit.
Kemi të bëjmë me një vendim shumë të rëndësishëm që duhet ta miratojë bashkësia ndërkombëtare.

RADIO EVROPA E LIRË
Si do të dukej kjo në praktikë. Cili do të ishte hapi i ardhshëm në këtë procedurë?

WOLFGANG PETRITSCH
Fillimisht duhet ndarë funksionin e shefit të UNMIK-ut dhe negociatorit për statusin final. Një person nuk mund t'i kryejë dy punët, sepse në atë rast administratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë në një mënyrë do të bisedonte me vetveten. Ai është i angazhuar për gjendjen në Kosovë, por njëkohësiht edhe për statusin e saj. Pra, sillemi në një rreth, që nuk është produktive. Që roli i bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë të definohet qart duhet një administrator i fortë me mandat të sakt të Kombeve të Bashkuara. Njëkohësisht, është i domsosdoshëm një ndërmjetësues që do të merrej me statusin final. Është e natyrshme që rolet e tyre të gërshetohen, por për shkaqe politike dhe metodologjike ato duhet të ndahen që në fund të realizojmë rezulltat pozitiv.

RADIO EVROPA E LIRË
Paradokohe liberalët gjermanë kanë propozuar që misioni i Unionit Evropian të marrë rolin e UNMIK-ut dhe që Kosova deri në defiunimin e statusit të ketë një status evropian?

WOLFGANG PETRITSCH
Nuk mendoj se kjo është një ide e mirë, sepse zgjidhja e statusit të Kosovës është detyrë e Kombeve të Bashkuara. Duhet angazhim i Këshillit të Sigurimit në të cilin janë pesë vende anëtare të përhershme. Është e domosdoshme që ato të pajtohen për statusin përfundimtar. Unioni Evropian duhet të amrrë rolin vendimtar pas definimit të statusit së Kosovës. Unioni Evropian si një subjekt jo i fuqishëm politik nuk mmund të marrë mbi vete këtë detyrë tmerrësisht të vështirë të definimit të ardhmërisë së Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Kur do të zgjidhet statusi i Kosovës dhe a është pavarësia e saj e pashmangshme siç thotë shumëkush?

WOLFGANG PETRITSCH
Druaj se nëse vazhdojm me praktikjen e pritjes dhe politikën sipas të cilës njërën e themi publikisht, ndërsa ndryshe privatisht do të kemi pasoja katastrofale, do të ballafaqohemi me krizë të madhe dhe me pasoja të paparashikueshme që për shembull Kosova të bëhet e pavarur, por pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe e izoluar nga bota. Në këtë rast Kosova do të ishte shtet i dobët me fenomene përcjellëse siç është krimi i organizuar. Kjo Evropës dhe botës nuk i duhet dhe ato këtë nuk e dëshirojnë. Që një gjë e tillë të parandalohet është e domsodoshme që në formë sistematike të fillohet puna në definimin e statusit final dhe të insistohet në zbatimin e standardeve demokratike, këthimin e refugjatëve. Serbët duhet të këthehen dhe këthimi është pjesë e pashmangshme e standardeve. Duhet të rrespektohen të drejtat e njeriut dhe të kemi zhvillim ekonomik.
Është e pamundur të luftohet ekstremizmi nëse të rinjët nuk shohin ardhmëri në Kosovë. Kuptohet këto gjëra nuk mund të zgjidhen brenda natës dhe kërkojnë disa vite, por deri atëherë koha duhet të shfyrtëzohet në formë produktive. Në të kundërtën brenda një ose dy viteve do të kemi sërish kaosin e Marsit.
Unioni Evropian duhet të luaj rol gjithnjë e më të madh politik. Shpresoj se do të zgejdhet komesari evropian për Ballkanin që do të merret edhe me çështjn e Kosovës. Nuk e dij cili do të jetë epilogu – pavarësia ose ndonjë variant i anëtarësimit në Unionin Evropian që më duket më e afërt si zgjidhje. Për këtë çështje duhet të bisedojnë Beogradi, Prishtina dhe Brukseli. Kuptohet nevojitet edhe vendimi i Këshillit të Sigurimit. Iniciativën duet ta lansojë Evropa, vendimi formal do të merret në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG